COVID-19: UNDP joins forces with A2 TV to promote Physical Distancing in Albania

July 1, 2020

TIRANA, July 1st - The United Nations Development Program in Albania and A2 – the CNN Exclusive News Channel Affiliate operating in Albania – announced on Wednesday the launch of a partnership to raise awareness and drive public actions in support of the physical distancing measures undertaken by the government to protect the population from the rapid spread of the novel Coronavirus.

The partnership consists of a joint communication campaign called “Distancë Sociale – Asgjë Personale” (Social Distancing – Nothing Personal) and it aims to fight the COVID-19 pandemic by increasing awareness and providing the public with reliable information on the benefits that physical distancing can have in the fight against the pandemic.  

This is particularly vital information to share, considering the curb COVID-19 infections saw briefly after Albanian citizens could return to their daily lives.  

Central in the campaign are TV spots promoting physical distancing at work, outdoors and in bars and restaurants, in a visually engaging way, social media banners widely shared among the population on Facebook, Instagram and Twitter and the hashtag #DistanceSocialeAsgjePersonale to accompany each related post, in addition to appearing on the A2 TV-screen frequently and on billboards in Albania’s capital, Tirana.

“We are very happy to partner with A2 TV to raise public awareness on the importance of physical distancing and drive public action in respect of the protocols issued by the health authorities. Human health depends not only on accessible healthcare, but also on access to accurate information about ways to protect oneself, one’s family, and one’s community. I call on the public to respect physical distancing. UNDP stands committed to provide the public with lifesaving information by at the same time combat the fake news around the novel coronavirus,” highlighted UNDP Resident Representative Limya Eltayeb upon the campaign's official launching.

“We are happy to partner with UNDP to spread awareness and information on how to respect physical distancing during the COVID-19 pandemic. Physical distancing is proven to be one of the most effective ways to reduce the spread of illness during an outbreak. With patience, cooperation and commitment we can all do our part. We call on society to act and respect rules set by the authorities,” said A2 TV CEO Andri Kasneci.

About A2 

A2 is a CNN exclusive news channel affiliate headquartered in a major production center in Tirana. A2 is supported by news operation located in other cities in Albania and the region. A2 aims at raising the standards’ bar in the Albanian news and information delivery by changing the media reality, and offering a fast, in depth, accurate and credible news source.

The channel features the latest technology in the media sector, and it relies on CNN’s expertise in training and developing its professional team. As an exclusive CNN affiliate, A2 complements its original programming by incorporating selected CNN programming and news translated in the Albania language.

About UNDP

UNDP works in about 170 countries and territories, helping to achieve the eradication of poverty, and the reduction of inequalities and exclusion. We help countries to develop policies, leadership skills, partnering abilities, institutional capabilities and build resilience in order to sustain development results.

UNDP Albania’s work is clustered around mutually interlinked four programme areas: Social Inclusion,Democratic Governance and Rule of Law, Environmental and Climate Change, Economic Growth and Employment.

Versioni Shqip: 

COVID-19: PNUD bashkon forcat me Televizionin Informativ A2 për të promovuar Distancimin Fizik në Shqipëri

TIRANA, 1 korrik - Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe Televizioni Informativ A2 - Partneri Ekskluziv i CNN në Shqipëri – njoftuan të Mërkurën fillimin e një partneriteti për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur veprimet publike në mbështetje të masave të distancimit fizik të ndërmarra nga qeveria për të mbrojtur popullsinë nga përhapja e shpejtë e Coronavirus-it të ri.

Partneriteti ka në qëndër një fushatë të përbashkët komunikimi të quajtur "Distanca Sociale - Asgjë Personale" dhe synon të luftojë pandeminë COVID-19 duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke i siguruar publikut informacion të besueshëm mbi përfitimet që distancimi fizik ka në betejën kundër pandemisë.

Ky është një informacion vecanërisht i rëndësishëm për tu shpërndarë, duke marrë parasysh kurbën e rritur të infeksioneve të COVID-19 pak kohë pasi qytetarët u lejuan të kthehen në jetën e tyre të përditshme.

Spotet televizive që promovojnë distancimin fizik në punë, në ambjentet jashtë shtëpisë dhe në bare dhe restorante, në një mënyrë vizualisht tërheqëse, jane qëndrore në fushatë, ashtu si dhe materiale për mediat sociale të shpërndara gjerësisht mes popullates shqiptare në Facebook, Instagram dhe Twitter. Hashtag-u i krijuar – #DistanceSocialeAsgjePersonale – ka shoqëruar çdo postim në lidhje me distancimin fizik, përvec shfaqjes së shpeshtë në ekranin e televizionit A2 dhe në tabela të tij nëpër Tiranë.

"Jemi shumë të lumtur të bashkëpunojmë me A2 për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi rëndësinë e distancimit fizik dhe nxitjen e veprimeve publike në respekt të protokolleve të lëshuara nga autoritetet shëndetësore. Shëndeti varet jo vetëm nga aksesi në sistemin shëndetësor, por edhe nga aksesi në informacione të sakta në lidhje me mënyrat për të mbrojtur veten, familjen dhe komunitetin tonë. I bëj thirrje publikut të respektojë distancimin fizik. UNDP është e përkushtuar që t'i ofrojë publikut informacione jetë-shpëtuese, duke luftuar në të njëjtën kohë lajmet e rreme rreth Coronavirus-it të ri,” theksoi Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP Limya Eltayeb gjatë prezantimit zyrtar të fushatës.

“Jemi të lumtur të bashkëpunojmë me UNDP për të shpërndarë ndërgjegjësim dhe informacion mbi mënyrat e respektimit të distancës fizike gjatë pandemisë COVID-19. Distanca fizike është provuar si një nga mënyrat më efektive për të kontrolluar përhapjen e një sëmundjeje gjatë një vale shpërthimi. Me durim, bashkëpunim dhe përkushtim mund të bëjmë të gjithë pjesën tone. I bëjmë thirrje shoqërisë shqiptare të veprojë dhe të respektojë rregullat e vendosura nga autoritetet,” tha Drejtori i Televizionit A2 Andri Kasneci.

Rreth A2 

Kanali i lajmeve A2 është partneri ekskluziv i CNN me seli në një qendër të madhe prodhimi në Tiranë. A2 mbështetet nga operatorë lajmesh që ndodhen në qytete të tjera të Shqipërisë dhe rajonit. A2 synon të rrisë standartin e lajmeve dhe shpërndarjen e informacionit në Shqipëri duke ndryshuar realitetin e mediave dhe duke ofruar një burim të shpejtë, të thelluar, të saktë dhe të besueshëm të lajmeve.

Kanali televiziv përmban teknologjinë më të fundit në sektorin e mediave dhe mbështetet në ekspertizën e CNN në trainimin dhe zhvillimin e ekipit të tij profesional. Si një bashkëpunëtor ekskluziv i CNN, A2 plotëson programin e tij origjinal duke përfshirë programin dhe lajmet e zgjedhura të CNN të përkthyera në gjuhën shqipe.

Rreth UNDP

UNDP punon në rreth 170 vende dhe territore, duke ndihmuar qëllimin e zhdukjes së varfërisë, dhe uljen e pabarazive dhe përjashtimit. I ndihmon shtetet që të zhvillojnë politika, aftësi drejtuese dhe partneriteti, kapacitete institucionale dhe të ndërtojnë qëndrueshmëri në mënyrë që të mbajnë rezultatet e zhvillimit.

Puna e UNDP në Shqipëri është e përqëndruar rreth katër fushave të ndërlidhura reciprokisht: Përfshirja Sociale, Qeverisja Demokratike dhe Sundimi i Ligjit, Ndryshimet Mjedisore dhe Klimaterike, Zhvillimi Ekonomik dhe Punësimi.