Minister of Defence Olta Xhacka and UNDP's Resident Representative Limya Eltayeb during the project's signing ceremony.

TIRANA, July 15 – The United Nations Development Program in Albania and the Ministry of Defence kicked off the ‘Resilience Strengthening in Albania’ project on Thursday, aiming to support the Government’s efforts to improve the disaster risk management (DRM) system in the country.

The support will focus on further developing the  strategic, institutional and operational framework for DRM, namely the National Strategy for DRR, the National DRR Platform and the national Risk Profile as well as on institutional strengthening of DRM at both levels of government: dedicated support to the National Agency of Civil Protection and linking of national, prefecture and municipal bodies in a  National Platform of coordination and supporting local governments to develop their local DRM strategies and Civil Protection plans.

Along, the project will support Albania in its efforts in becoming a fully-fledged member of the EU Civil Protection Mechanism, in line with the principles of the Sendai Framework for Disaster Risk Reduction (SFDRR) and the Post Disaster Needs Assessment (PDNA) recommendations following Albania’s 26 November earthquake.

Considering the severe and acute public health emergency created due to the COVID-19 global pandemic, measures related to risk preparedness and risk mitigation of biological hazards will take special significance.

Considering the importance of regional cooperation in complementing national efforts for reducing risk, the project will support, during its entire duration, opportunities for capacity building and regional exchange.

Two pilot initiatives are already being implemented by UNDP at central and local level, respectively an institutional capacity assessment involving relevant central institutions and collaboration with the municipality of Lezha to develop its municipal risk profile and local Civil Protection plan, providing potential for upscaling preparedness and response efforts.

The Minister of Defence Olta Xhackaj, underlined: “In cooperation with partners and collaborators such as UNDP or other donors that have stood by our country in challenging times, the Albanian government is committed to draft a first-of-its-kind National Strategy for Civil Emergencies, which will guide the future of managing natural disasters in the country. Soon, we will have greater earthquake-monitoring capacities due to the installation of seismic stations or midterm measure-planning capacities to cope with them. Today work began on an ambitious project that makes all of us at the Ministry of Defence proud, because in a few years, along with the new law on “Civil Protection,” the establishment of the National Agency for Civil Protection and the strengthening of the Armed Forces in the context of civil emergencies, we are laying the foundation for one of the most important systems protecting the most vital thing for each one of us: life.”

“Disasters have the potential to reverse economic growth and the progress made, grow the inequality of risk exposure and hit the most economically and socially deprived harder.  Disasters have been and are part of our reality and unavoidably, the climate change trends will worsen it further. Disaster risk reduction is about protecting human lives, property, businesses and livelihoods for our and future generations. As a global development organization, UNDP promotes good governance and sustainable development that is people centered, under the motto “Leave no one behind”. Sustainability demands resilience. Disaster risk reduction is the only way to ensure that disasters do not derail sustainable development. Therefore, we have but one option, get prepared to mitigate disaster impacts, and when they happen, be able to timely respond to save most lives.  We believe this programme, if fully implemented, will mark a turning point in DRM for Albania”- said UNDP Resident Representative Limya Eltayeb during the project’s launching event on Thursday.

On these grounds, for UNDP sustainable development will remain elusive unless resilience and risk reduction considerations are fully integrated in development policy, planning and implementation.

Versioni Shqip 

Shqipëria nis punën për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë

TIRANË, 15 korrik – Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Ministria e Mbrojtjes inauguruan ditën e enjte nisjen e projektit “Forcimi i aftësisë ripërtëritëse në Shqipëri”, me synimin për të mbështetur përpjekjet e qeverisë në përmirësimin e sistemit të menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë (MRF) në vend.

Kjo mbështetje do të ketë si fokus zhvillimin e mëtejshëm të kuadrit strategjik, institucional dhe operacional për MRF-në, përkatësisht të Strategjisë Kombëtare për RRF, të Platformës Kombëtare të RRF-së dhe të profilit kombëtar të riskut, si dhe forcimin institucional të MRF-së në të dyja nivelet e qeverisjes: mbështetje e dedikuar për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe lidhja e institucioneve kombëtare, të prefekturës dhe atyre bashkiake në një Platformë Kombëtare koordinimi dhe mbështetja e qeverisjes vendore për të zhvilluar strategjitë e tyre vendore për Menaxhimin e Riskut nga Fatkeqësitë dhe të planeve të Mbrojtjes Civile.

Krahas kësaj, projekti do ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, në pajtim me parimet e Kuadrit të Sendait për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë (KSRRF) dhe me rekomandimet e Vlerësimit të Nevojave pas Fatkeqësisë Natyrore (VNFN) në vazhdën e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Në vlerësim të emergjencës së rëndë dhe akute shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19 në mbarë botën, masat për përgjigjen ndaj riskut dhe për zbutjen e riskut nga rreziqet biologjike, do të marrin një rëndësi të veçantë. 

Projekti do të mbështesë përgjatë të gjithë kohëzgjatjes së tij mundësitë për ngritje kapacitetesh dhe shkëmbim rajonal, duke marrë në konsideratë edhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në plotësim të përpjekjeve të vendit për të reduktuar riskun.

Aktualisht UNDP po vë në zbatim dy iniciativa pilot në nivel qendror dhe vendor, përkatësisht vlerësimin e kapaciteteve institucionale, ku përfshihen institucionet e rëndësishme qendrore, dhe bashkëpunimi me Bashkinë e Lezhës për të zhvilluar profilin e saj të riskut dhe planin vendor të Mbrojtjes Civile, duke mundësuar kështu terrenin për një përshkallëzim të përpjekjeve të gatishmërisë dhe të përgjigjes.

Ministrja e Mbrojtjes, znj.Olta Xhaçka, theksoi: “Qeveria shqiptare është e angazhuar që në bashkëpunim me partnerë e bashkëpunëtorë si UNDP apo donatorë që i janë gjendur pranë vendin tonë në momente të vështira, të hartojë për herë të parë Planin Kombëtar të Emergjencave Civile, i cili sjell një orientim të plotë mbi të ardhmen e menaxhimit të fakteqësive natyrore në vend. Shumë shpejt do të mund të kemi kapacitete më të mëdha të monitorimit të tërmeteve përmes instalimit të stacioneve sizmike apo për planifikimin e masave afatmesme për përballimin e tyre. Sot, nisi puna për një projekt ambizioc, për të cilin ne në Ministrinë e Mbrojtjes ndjehemi krenarë, pasi në pak vite, bashkë me ligjin e ri “Për Mbrojtjen Civile”, ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, forcimit të kapaciteteve të FA në kuadër të emergjencave civile, po hedhim gurët e themelit të një prej sistemeve më të rëndësishme që mbron atë c’ka është më e shtrenjtë për secilin prej nesh: jetën.”

“Fatkeqësitë natyrore kanë fuqinë që të përmbysin rritjen ekonomike dhe progresin e arritur, të rrisin pabarazinë e ekspozimit ndaj riskut dhe të godasin më rëndë ata që kanë vështirësi më të mëdha ekonomike dhe sociale.  Fatkeqësitë natyrore kanë qenë dhe vijojnë të jenë pjesë e realitetit tonë dhe pashmangshmërisht do të kemi një përkeqësim të mëtejshëm të këtyre fenomeneve nga ndryshimet klimatike. Reduktimi i riskut nga fatkeqësitë lidhet me mbrojtjen e jetëve njerëzore, me varfërinë, bizneset dhe mjetet e jetesës për ne dhe brezat e ardhshëm. Në cilësinë e saj si një organizatë botërore për zhvillim, UNDP promovon qeverisjen e mirë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, të cilat kanë në qendër të tyre qeniet njerëzore nën moton “Askush të mos mbetet pas”. Qëndrueshmëria ka nevojë për aftësi ripërtëritëse. Reduktimi i riskut nga fatkeqësitë është mënyra e vetme për të garantuar se fatkeqësitë natyrore nuk do ta nxjerrin zhvillimin e qëndrueshëm nga binarët. E për rrjedhojë, ne kemi vetëm një mundësi: të përgatitemi për të zbutur ndikimet nga fatkeqësitë natyrore dhe, kur ato të ndodhin, të jemi të aftë të përgjigjemi në kohë për të shpëtuar sa më shumë jetë.  Nëse vihet plotësisht në zbatim, ne jemi besimplotë se ky program do të shënjojë një pikë kthese në Menaxhimin e Riskut nga Fatkeqësitë për Shqipërinë”- u shpreh znj. Limya Eltayeb, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, gjatë rastit për inaugurimin e projektit ditën e enjte.

Për sa më sipër, UNDP vlerëson se zhvillimi i qëndrueshëm do të mbetet i paarritshëm nëse aspektet lidhur me aftësitë ripërtëritëse dhe reduktimin e riskut nuk integrohen plotësisht në politikat zhvillimore, planifikim dhe zbatim.

Icon of SDG 13

UNDP Around the world

You are at UNDP Albania 
Go to UNDP Global