A new Free Legal Aid centre to serve the most vulnerable in Pogradec

October 23, 2020

Elderly in Pogradec

22 October 2020 - A new centre offering primary free legal aid services was inaugurated in Pogradec today to serve the most marginalised women and men living in this municipality.

The centre was opened in the presence of Minister of Justice Ms. Etilda Gjonaj, the Mayor of Pogradec Mr. Ilir Xhakolli, the Ambassador of Austria to Albania H.E. Dr. Christian Steiner, the Head of the Austrian Development Cooperation’s local office in Tirana Ms. Simone Ungersböck, and the UNDP Resident Representative Ms. Limya Eltayeb.

This centre will be delivering free legal aid services to all vulnerable women and men in this region through the newly appointed public officials and will be administered by the Directorate General of Free Legal Aid at the Ministry of Justice.

The Ambassador of Austria to Albania, Christian Steiner stated: “The new free legal aid centre contributes to one of the priority areas of Austrian Development Cooperation in Albania, good governance and the rule of law. Through this project, our partner UNDP aims to strengthen equal access to justice for all, and in particular for marginalized groups such as Roma, persons with disabilities, survivors of gender-based and domestic violence, the elderly, the vulnerable and youth. We are grateful to play a part in realizing this crucial goal. It is reassuring to see that our joined efforts will help expand free legal aid services to those people who need them the most, all the more so during these unprecedented times.”

“Being aware of the increasing demand for free, equal and unhindered legal aid services to the most vulnerable women and men in Pogradec region and broader in Albania, especially in these challenging times of the pandemic, we express our commitment to partner with MoJ and local governmental bodies and work jointly to serve more women and men and strengthen equal access to justice for all people. We are very thankful for the trust and financial support of the Austrian Development Cooperation in this joint initiative,” said UNDP Resident Representative Ms. Limya Eltayeb.

Demand for free legal aid services by vulnerable communities has grown tremendously during the COVID-19 pandemic. In response, UNDP supported the five existing free legal aid centres with technical expertise. The centres delivered primary and secondary free legal aid through digital tools, telecommunication and social media.

Now, a sixth free legal aid centre is established in the context of the project “Extending Free Legal Aid Services to women and men in Albania” (EFLAS)”, implemented by UNDP in partnership with the Ministry of Justice, and with the financial support of Austrian Development Cooperation. 

569 people – 376 women and 193 men – from vulnerable communities in Durres, Fier and Lezhe have benefitted from free legal aid services between January and August 2020.

In addition, primary and secondary legal aid services free of charge are provided to vulnerable communities living in Peshkopi and Shkodra. In total, the five free legal aid centres have provided primary and secondary free legal aid services to 1150 people between January and August 2020.

Versioni Shqip 

Një Qendër e re e Ndihmës Juridike Parësore Falas në shërbim të qytetarëve në nevojë në Pogradec

22 Tetor, 2020 - Një qendër e re që ofron Shërbime të Ndihmës Juridike Parësore Falas u përurua sot në Pogradec në shërbim të grave dhe burrave më të margjinalizuar që jetojnë në këtë rajon.

Qendra u përurua në prani të Ministres së Drejtësisë, Znj. Etilda Gjonaj, Kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Z. Ilir Xhakolli, Ambasadorit të Austrisë në Shqipëri, Sh.T. Dr. Christian Steiner, Shefes së Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në Tiranë, Znj. Simone Ungersböck dhe Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së, Znj. Limya Eltayeb.

Kjo qendër do të ofrojë shërbime të ndihmës juridike falas për të gjithë gratë dhe burrat në nevojë në këtë rajon përmes punonjësve të sapoemëruar publikë, si dhe do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Ndihmës Juridike Falas në Ministrinë e Drejtësisë.

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner deklaroi: "Qendra e re e ndihmës juridike falas kontribuon në një nga fushat prioritare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në Shqipëri, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit. Përmes këtij projekti, partneri ynë UNDP synon të forcojë qasjen e barabartë në drejtësi për të gjithë, dhe në veçanti për grupet e margjinalizuara, si romët, personat me aftësi të kufizuara, të mbijetuarit e dhunës në familje
dhe me bazë gjinore, të moshuarit, ata në nevojë dhe të rinjtë. Ne jemi mirënjohës që luajmë një pjesë në realizimin e këtij qëllimi thelbësor. Eshte ngushelluese të shohësh se përpjekjet tona të perbashketa do të ndihmojnë në zgjerimin e shërbimeve falas të ndihmës juridike për ata njerëz që kanë më shumë nevojë për to, aq më tepër gjatë këtyre kohërave të paprecedent."

“Duke qenë të vetëdijshëm për kërkesën në rritje për shërbime të ndihmës juridike falas, të barabarta dhe pa ndërprerje për gratë dhe burrat më në nevojë në Pogradec dhe më gjerë në Shqipëri, veçanërisht në këto kohë të pazakonta të pandemisë, ne shprehim angazhimin tonë për të bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë dhe strukturat vendore shtetërore për të punuar sëbashku në shërbim të më shumë grave dhe burrave në nevojë, si dhe të përmirësimit të aksesit të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët. Ne jemi shumë mirënjohës për besimin dhe mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në këtë nismë të përbashkët” - tha Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP, znj. Limya Eltayeb.

Kërkesa për shërbime falas të ndihmës juridike nga komunitetet në nevojë është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë së COVID-19. Në përgjigje të kësaj situate, UNDP ka mbështetur me ekspertizë teknike pesë qendra të ndihmës juridike falas me ofrimin e shërbimit të ndihmës parësore dhe dytësore falas përmes mjeteve dixhitale, telekomunikacionit dhe mediave sociale duke e konsideruar drejtësinë si një shërbim thelbësor për komunitetet në nevojë. Kjo Qendër e Ndihmës Ligjore Falas u mundësua si pjesë e projektit "Shtrirja e Shërbimeve të Ndihmës Ligjore Falas për gratë dhe burrat në Shqipëri" (EFLAS), zbatuar nga UNDP në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë, dhe me mbështetjen e Agjencisë Austriake të Zhvillimit (ADA).

569 individë, nga të cilët 376 gra dhe 193 burra, pjesë e komuniteteve në nevojë në Durrës, Fier dhe Lezhë kanë përfituar shërbim juridik falas gjatë periudhës janar - gusht 2020.

Përveç këtyre qendrave, shërbimi i ndihmës juridike parësore dhe dytësore ofrohet falas për komunitetet në nevojë në Peshkopi dhe Shkodër. Në total, pesë Qendrat e Ndihmës Juridike Falas kanë ofruar shërbim të ndihmës juridike parësore dhe dytësore për rreth 1150 individë në nevojë gjatë periudhës janar - gusht 2020.