Raporti i Përputhshmërisë së Legjislacionit Shqiptar me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara paraqet

Albanian

pdf (1MB)

Download

Raporti i Përputhshmërisë së Legjislacionit Shqiptar me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara paraqet

December 13, 2016

Raporti i Përputhshmërisë së Legjislacionit Shqiptar me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara paraqet një analizë të përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK) si dhe me Ligjin Nr.93, datë 24.7.2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara“. Në studim përfshihet pjesa me madhe e akteve ligjore dhe nënligjore që direkt ose indirekt kanë të bëjnë me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.  Raporti përmban një vlerësim të përgjithshëm të përputhshmërisë së këtyre akteve me Konventën dhe Ligjin si dhe evidenton aktet që nuk janë në përputhje me Konventën dhe ato që kanë nevojë të përmirësohen. Pas ratifikimit të Konventës, Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ta sjellë legjislacionin e saj në përputhje me të. Megjithatë, siç evidentohet nga analiza, legjislacioni shqiptar, në shumë fusha, ka nevojë për ndryshime thelbësore ose për përmirësime për të qënë në përputhje me KPDAK dhe aktet ligjore e nënligjore të miratuara nga vendi ynë pas ratifikimit të saj.