"Përmbledhje e rasteve mbi aftësinë e kufizuar në jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut"

23 May 2016
image

Summary

Studimi "Përmbledhje e rasteve mbi aftësinë e kufizuar në jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut" u krye për të përmirësuar zbatimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara nga autoritetet shqiptare në përputhje me jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Jurisprudenca e GJEDNJ-së krijon një minimum bazë standardesh ligjore në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut që Shqipëria duhet t’i garantojë në ligj dhe në praktikë për të gjithë individët,  përfshirë personat me aftësi të kufizuara. Gjyqtarë, prokurorë, Magjistratë, avokatë, nëpunës civilë, dhe profesionistë të tjerë që punojnë me persona me aftësi të kufizuara, kur të përballen me problematikat e mbuluara nga jurisprudenca e GJEDNJ-së, mund t'i referohen kësaj Përmbledhjeje rastesh për të marrë përgjigje nëse veprimet ose mosveprimet e tyre janë në përputhje me standardet minimale ligjore, që e kanë për detyrë t’i zbatojnë. Përmbledhja e jurisprudencës së GjEDNJ-së përfshin standardet e zhvilluara nga Gjykata e Strasburgut për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara nga viti 1985 deri në qershor 2015. Përmbledhja do të përdoret si material trajnimi për profesionistët në fushën e drejtësisë dhe shërbimeve sociale si dhe do t’u shërbejë këtyre profesionistëve si një material reference në punën e tyre të përditshme.

UNDP Around the world

You are at UNDP Albania 
Go to UNDP Global